Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës, Celibashi: KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative, presim negociatat mes palëve

Vota e diasporës, Celibashi: KQZ e ka ndërtuar strukturën

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi ka folur për votën e diasporës në nënkomisionin për këtë të fundit.

Celibashi u shpreh se KQZ tashmë e ka ndërtuar strukturën administrative që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë.

Celibashi theksoi se KQZ e ka konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

“Që pas vendimit të GJK dy kanë qenë aktet e veprimit të KQZ, e para ka të bëjë me ndërtimin e një struktura administrative brenda KQZ, e cila do të adresonte në momentin kur kuadri ligjor rregullator do të ishte gati, gjithë aspektin e votimit të diasporës.

E dyta të nxiste për aq sa e kishte të lejuar dhe të sillte në vëmendje të faktorit politik, organizatave të shoqërisë civile nevojën që procesi i votimit nga jashtë të merrte  atë adresim që do të duhet të merrte nga institucionet përkatëse.

KQZ e ka ndërtuar strukturën administrative brenda tij që ka përgjegjësi të dedikuar për të gjitha aspektet e procesit të votimi nga jashtë.

E kemi të konsoliduar drejtorinë për votimin nga jashtë dhe e kemi të organizuar në mënyrë të tillë për t’iu përgjigjur të gjitha atyre elementëve teknikë të votimit nga jashtë, duke nisur nga regjistrimi, administrimi i votave dhe i nxjerrjes së rezultatit.

Do të duhet të presim zhvillimet e fundit nëse procesi i negociatave do të finalizohet me plotësimin e boshllëqeve ligjore, kështu do ti hapet rruga veprimit të KQZ për ta përgatitur këtë proces”, tha Celibashi.

Të fundit