Flash News

E-TJERA

Vota e Diasporës, Celibashi: Të bëhet me elektronikë dhe me postë

Vota e Diasporës, Celibashi: Të bëhet me elektronikë dhe me

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi propozoi një platformë për mënyrën e realizimit të votës së diasporës, që nga regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë deri te mënyra e votimit të tyre.

Në përfundim të mbledhjes nga grupi i punës për Reformën Zgjedhore, Celibashi tha se u diskutuan dy komponentë ku i pari kishte lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit.

“Kishte dy komponentë, komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit. KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë.

Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit. Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit", sqaroi Celibashi.

Të fundit