Flash News

E-TJERA

Zjarri në Kalanë e Elbasanit, digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”

Zjarri në Kalanë e Elbasanit, digjet ish-shkolla “Kostandin
Detaje të reja kanë dalë lidhur me zjarrin e fuqishëm që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kalanë e Elbasanit, duke përfshirë ndërtesën e braktisur të ish-shkollës “Kostandin Kristoforidhi”, e cila më pas ishte kthyer në shkollë private me emrin “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Raportohet se flakët u vunë nën kontroll të plotë rreth orës 20:50. Për fat të mirë, nuk ka dëme në ndërtesat e tjera pranë vendngjarjes.

Dyshimet dhe hetimet
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë të rastit ose nga persona që përdorin lëndë narkotike. Megjithatë, një nga pistat kryesore ku do të përqendrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse dhe policia po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa banorët e zonës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

 

 

Të fundit