Flash News

E-TJERA

Zjarr në Kalanë e Elbasanit, rrezikohen banesat pranë

Zjarr në Kalanë e Elbasanit, rrezikohen banesat pranë
Një zjarr i madh ka përfshirë një godinë të braktisur në zonën e Kalasë së Elbasanit, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim për banorët përreth.

Pamjet e publikuara tregojnë se flakët janë të përmasave të mëdha dhe po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat që ndodhen pranë vendngjarjes.

Godina e përfshirë nga zjarri rezulton të jetë e braktisur, por më herët kishte shërbyer si shkollë private. Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar flakët sa më shpejt të jetë e mundur.

Të fundit