Flash News

KRYESORE

Edhe opozita parlamentare braktis tryezën e OSBE, Ralf Gjoni flet për një marrëveshje të fshehtë PD-PS

Edhe opozita parlamentare braktis tryezën e OSBE, Ralf Gjoni flet për

Pas opozitës së bashkuar, e cila pranoi të ulej në tryezën gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, e iniciuar nga OSBE, pak minuta më parë është larguar edhe opozita parlamentare.

Deputeti Ralf Gjoni foli për një marrëveshje të fshehtë PD-PS dhe largimi erdhi në shenjë proteste, pasi sipas tij nuk mund të zhvillohet tryezë me tre bashkëkryetarë.

“Dalja jonë në shenjë protestë nuk ka të bëjë me qëllimin e tryezës, nuk mund të bëhemi fasadë e një tryze që kthehet në tre bashkëkryetarë. Kjo bëhet për të na delegjitimuar ne dhe legjitimuar fejesën PS- PD. Kjo është një maskaradë. Të gjitha tryezat në gjirin e këtij komisionit janë për Reformën Zgjedhore. Jemi gati për bashkëpunim të sinqertë, por kjo është fasadë që mundohen për të përdorur praninë tonë në komision, gjë që nuk ka për tu lejuar, pa votën tonë s’do ketë asnjë pazar. Tani kemi mbledhje grupesh”, tha Gjoni.

Pas largimit të Kasos, Alimadhi: Ikim nga takimi. Rudina Hajdari: Kjo është anija e fundit, po u larguam, bëhemi si PD-ja

Të fundit