Flash News

KRYESORE

Eksperienca e hidhur me “Mers”, mësimi i mirë për Korenë e Jugut! Si u fitua beteja nga koronavirusi në kohë rekord

Korea e Jugut ishte një nga vendet më të prekura nga koronavirusi pas Kinës në Azi. Megjithatë, Korea arriti të dalë “faqe bardhë” (të paktën deri tani) në betejën me koronavirusin. Po cili është çelësi i suksesit në këtë betejë?!

Rasti!

BBC sjell historinë e një gruaje 45-vjeçare, që përfaqëson rastin e mijëra qytetarëve koreano jugor që po testohen për koronavirus. Qyteti Daegu është prekur më shumë nga koronavirusi në Korenë e Jugut. Një 45-vjeçare, Rachel Kim qëndron me mjetin e saj afër një parku, pas një spitali në Seul. Ajo kishte që së fundi në zonën me numrin më të madh të rasteve me koronavirus në Korenë e Jugut. Pas kthimit, ajo shfaqi simptoma, kollë dhe ethe.

Nga frika e madhe ajo vendosi të bëjë një provë për Covid-19, në një nga dhjetëra qendrat lëvizëse. Dy persona të veshur me maska mbrojtëse kokë e këmbë, me syze të pastra dhe maska kirurgjikale i marin monstrat për analizat. Ajo nuk lëviz nga makina, mjafton të hapë pak dritaren dhe ekipi i mjekëve i bën tamponin dhe largohet prej atyre. Ndërkohë, gruaja lihet e lirë të shkojë. Në rast se ajo rezulton pozitiv apo negative, do të telefonohet nga ekipi mjekësor.

Qendrat lëvizëse në Korenë e Jugut

Gati 20,000 njerëz po testohen çdo ditë për koronavirus në Korenë e Jugut, më shumë njerëz për frymë se kudo tjetër në botë. Mostra e Rachel Kim dërgohet shpejt në një laborator aty pranë, ku stafi po punon 24 orë në ditë për të përpunuar rezultatet. Kjo qendër provuese në Seul është një nga dhjetëra në të gjithë vendin.

Në betejën për të ndaluar përhapjen, këto laboratorë janë bërë vija e parë e luftës. Koreja e Jugut ka krijuar një rrjet prej 96 laboratoresh publike dhe private për të provuar koronavirusin. Zyrtarët e shëndetit besojnë se kjo qasje mund të shpëtojë jetë. Shkalla e vdekshmërisë për koronavirusin në Korenë e Jugut është 0.7%. Ndërsa në nivel global, Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar 3.4%.

Mësime nga Mers!

Profesor Gye Cheol Kwon, kryetari i Fondacionit të Mjekësisë Laboratorike, tregoi se reagimi i shpejtë i Koresë së Jugut erdhi për shkak të eksperiencës me virusin Mers. "Ne mësuam rrezikun e infeksionit të ri dhe pasojat e tij nga përvoja e sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (Mers) në vitin 2015", më tha ai. Tridhjetë e gjashtë njerëz vdiqën në Korenë e Jugut gjatë shpërthimit të Mers.

Ajo e detyroi vendin të rivlerësojë qasjen e tij ndaj sëmundjeve infektive. Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin e Sëmundjeve madje krijuan një departament special për t'u përgatitur për më të keqen. Në këtë rast, përgatitja duket se është shlyer”.

"Unë mendoj se zbulimi i hershëm i pacientit me teste të sakta të ndjekura nga izolimi mund të ulë shkallën e vdekshmërisë dhe të parandalojë përhapjen e virusit," tha Prof Kwon. "Të mësojmë nga e kaluara dhe të përgatisim sisteme paraprakisht ... kjo mund të jetë fuqia e vërtetë për të kapërcyer këtë lloj të re katastrofe."

Të fundit