Flash News

KRYESORE

Eksperti gjerman: Nuk shoh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave

Eksperti gjerman: Nuk shoh rrugë tjetër për BE, veç

Drejtuesi i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme evropiane, Josef Janning thekson se shqetësimi i skeptikëve, sidomos Francës është e argumentuar sa i takon çeljes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nga ana tjetër, sipas tij BE nuk ka rrugë tjetër veç çeljes së negociatave.

Në një reagim për radion "Deutschland Funk", eksperti gjerman tha se “Nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t'i qëndrojnë kursit për t'i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE. Një argument pro çeljes është jo vetëm inkurajimi për reformat, pasi për BE shtrohet pyetja a mundet ajo t'i mbajë larg ato demokraci europiane që duan të futen brenda saj. Këtë ajo nuk mund ta bëjë, pa dorëzuar idenë se është vatër e të gjitha demokracive në Europë”.

Ministrat e Jashtëm të BE sot pritet diskutojnë rreth orës 15.10 në Luksemburg për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të fundit