Flash News

KRYESORE

Ekspozita "Kurorë guri" për gratë shqiptare që kanë shënjuar historinë

Markel Capo, i cili në formimin e tij ka degë e kultura të ndryshme por emërues të përbashkët: artin, ka sjellë në një ekspozitë mjaft të veçantë talentin e tij për pikturën.

 

Capo ka sjellë për ata që e duan artin dhe pikturën një ekspozitë të titulluar "Kurorë Guri". Ekspozita në Kalanë e Tiranës bie në sy për theksin që i është vënë gruas shqiptare.

Markel Capo i sheh kullat e Malësisë si gra, të cilat kanë shënjuar në historinë shqiptare si simbol i forcës dhe rezistencës. Vetë Capo, i konsideron gratë shqiptare "muza të rezistencës dhe sakrificës".

 

Po ashtu, në këtë ekspozitë vërehet ndërthurja e modernes me tradicionalen e ndërsa kalaja është përdorur si kurorë për të treguar forcën e gruas shqiptare.

Capo shprehet për këtë ekspozitë:

Gruaja shqiptare, një forcë e jashtëzakonshme, e paimagjinueshme. E aftë të mbajë mbi supe shkëmbinj, me vite e me shekuj; e denjë të lëvizë botën, të rishkruajë historinë.

Gruaja shqiptare piskat fort, reziston! Britma e saj dëgjohet ndër shekuj, thyen edhe gurin, i jep formë, e ndryshon, e bën kurorë dhe e mban mbi krye si simbol për sakrificën e saj. 

Gruaja shqiptare, më e fortë se guri!

 

Ekspozita "Kurorë Guri" do të jetë e hapur deri me 6 nëntor.

 

Të fundit