Flash News

KRYESORE

Email-et jashtë orarit të punës ‘duhet të llogariten si punë’

Email-et jashtë orarit të punës ‘duhet të llogariten

“Mesazhet e punës zgjasin orarin e punës”, kështu thotë Universiteti Perëndimor i Anglisë.

Një studim shqyrtoi 5,000 pasagjerë të trenave në Londër ndërkohë që përdornin wi-fi e stacionit.

54% e punonjësve e përdornin internetin për të dërguar email-e të punës.

Të tjerë përdornin internetin e telefonave të tyre për të dërguar email-e të punës.

Arsyet janë të ndryshme, disa nuk e kanë përfunduar tërësisht punën, të tjerë duan të heqin një ngarkesë të ditës pasuese e disa të tjerë punojnë sepse shefi iu jep detyra edhe jashtë orarit të punës, shkruan Business Mag Albania.

Çështja më problematike është balanca jetë-punë. A është e shëndetshme të merresh me punën më shumë se orari zyrtar? Nëse kur udhëtoni, qëndroni në shtëpi apo jeni jashtë me miqtë dhe vazhdoni të ruani kontakt me punën, a duhet të njihen këto si orë shtesë dhe të paguhesh ekstra? Studiuesit anglezë thonë po.

Të fundit