Emisioni më i ri investigativ në ‘Vizion Plus’, do të drejtohet nga dy aktorët e humorit

Shumë shpejt, “Vizion Plus” do të sjellë një emision të ri investigativ, i ngjashëm me “Fiks Fare” dhe “Stop”.

Sipas “IMAlbania.com”, emisioni i cili do të titullohet “Fake Off”, do të jetë në moderimin e Agron Llakajt dhe Xhevahir Zenelit.

Emisioni do të sjellë ‘vox pop-e’, batuta, foton e ditës, lajmin e ditës etj.

Programi do të nisë transmetimin e puntatës së parë në “Vizion Plus” më datën 31 dhjetor, për të shoqëruar teleshikuesit në festat e fundvitit.

Nga janari, “Fake Off” do të nisë transmetimin nga e hëna në të premte, në orën 19:30.