Flash News

KRYESORE

Erdogan kërcënon: Të zbatohet marrëveshja ose rinisim sërish ofensivën ushtarake

Erdogan kërcënon: Të zbatohet marrëveshja ose rinisim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan kërcënoi se nëse kurdët nuk tërhiqen nga zona e sigurisë e vendosur pas konsultimit me SHBA-në, Turqia do të rinisë sërish operacionet ushtarake. Kërkesa turke është që luftëtarët kurdë të zhvendosen ën territoret 30 km më tutje kufirit me Turqinë.

"Nëse premtimet mbahen deri të martën mbrëma, zona e sigurt do të zgjidhet. Nëse dështojnë, operacioni do të rinisë sapo të bëhen 120 orë. Kemi vendosur që forcat e armatosura turke do të mbeten në rajon, pasi siguria e kërkon një gjë të tillë.” deklaroi Erdogan.

Gjithashtu presidenti i Turqisë, reagoi edhe për letrën e datës 9 tetor, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump i shkroi të mos bëhej budalla dhe njeri i vështirë.

Sipas Erdoganit, letra nuk ka qenë në përputhje me mirësjelljen diplomatike dhe politike. “Kjo nuk është një prioritet për ne. Por kur të vijë koha, ne do të bëjmë me dije se do t’i marrim hapat e nevojshëm”.

Kurse presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e akuzoi Turqinë për bashkëpunim me terroristët në verilindje të Sirisë dhe për krime lufte.

"Unë e pyes veten nëse ata që i sulmojnë kundër dhe kryejnë vrasje të neveritshme si ajo e politikanes kurde, janë vetë terroristë", tha Zeman.

Të fundit