Erion Kristo: Për një 5, studentet seks me pedagogët

Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo është shprehur se pedagogët abuzojnë me detyrët. I ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ në RTV Ora, ai tha se pedagogët i kërkojnë favore seksuale studenteve në këmbim të notës 5-së.

“E kam të ndaluar të ngacmoj studente. E kam si të ndaluar sepse kam një shprehje që e them, nuk dh**s aty ku ha. Njoh pedagogë që i ‘dërrmojnë’ studentet e tyre. Është e keqe kur abuzon me detyrën”, tha Kristo, duke shtuar se pedagogët kërkojnë favore seksuale jo për të vendosur notën 10-të, por për një notë kaluese.

Ngacmimet seksuale në auditore janë denoncuar edhe më herët në media, ndonëse studentetet janë të prirura ta fshehin këtë situatë. Pak javë më parë, një pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës u shkarkuar për një çështje të tillë.