Flash News

KRYESORE

“Është e pamundur me u takuar i padituri me paditësin”, Haradinaj refuzon takimin me Ramën

“Është e pamundur me u takuar i padituri me

Kryeministri Rama ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare ku ka takuar disa nga qeveritarët më të lartë atje.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin me Ramën.

Në emisionin Debat Plus ai tha se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takuar i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj.

Ai tha se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Të fundit