Flash News

KRYESORE

Euro 2020: Holanda bën super përmbysje, Belgjika kualifikohet në Europian

Euro 2020: Holanda bën super përmbysje, Belgjika kualifikohet në

Holanda sot ka bërë një ndeshje të madhe duke përmbysur Irlandën e Veriut në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, duke triumfuar me shifrat 3-1. Skuadrat pësuan gol në minutën e 76-të nga goli i Magennis, por arritën të rikthenin gjithçka falë dy golave të  Depay dhe një goli të Luuk De Jong.

Belgjika duke fituar 9-0 ndaj San Marinos arriti e para kualifikimin në Europian. Lukaku hapi festivalin e golave me një dopietë. Më pas e shoqëruan Chadli, Alderwireld, Tielemans, Benteke dhe Verschaeren.

Suksese me aromë kualifikimi dhe për Rusinë, që triumfoi 4-0 ndaj Skocisë, me Dzyuban që ishte në një formë të jashtëzakonshme. Robert Lewandowski ndërkohë konfirmohet një përbindësh, teksa shënon tre gola në fitoren 0-3 të Polonisë së tij në transfertën ndaj Letonisë.

Me të njëjtin rezultat si Polonia triumfoi dhe Kroacia në shtëpi ndaj Hungarisë, ku Modric dhe Petkovic dy herë vendosën që në pjesën e parë për fitoren 3-0. Austria mori tre pikë me vlera, teksa fitoi me përmbysje ndaj Izraelin 3-1, ku golat e Lazaro, Hinteregger dhe Sabitzer bënë të pavlefshëm avantazhin e përkohshëm të Zahavit.

Sllovakia dhe Uellsi barazuan 1-1, ndërsa Maqedonia e Veriut, e frymëzuar nga Elijf Elmas fitoi 2-1 ndaj Sllovenisë, duke shpresuar për një kualifikim të mundshëm.

Të fundit