Euro 2020/ Shqipëria fitoi? Deschamps komenton suksesin e kuqezinjve

Fitorja e Shqipërisë kundër Islandës nuk gëzoi vetëm tifozët shqiptarë. Edhe në Francë kjo u prit me pozitivitet të madh. Trajneri i “Gjelave” Didier Deschamps komentoi përballjen midis kuqezinjve dhe vikingëve.

“Muajin tjetër ne kemi përballje me dy rivalet tona direkte për kualifikim. Është një lajm shumë i bukur që Islanda ka humbur me Shqipërinë”, tha tekniku francez.

Turqia bashkë me Francën, kryesojnë Grupin H me nga 15 pikë të grumbulluara, ndërsa në vend të tetë është Islanda me 12 pikë. Shqipëria është e katërta në renditje me 9 pikë.

Për kuqezinjtë takimi në Turqi ka një rëndësi të madhe, pasi një fitore i mban gjallë shpresat e tyre për kualifikimin për në Euro 2020.