Flash News

KRYESORE

Euro2020: Italia feston me goleadë, Spanja zyrtarisht e kualifikuar

Euro2020: Italia feston me goleadë, Spanja zyrtarisht e kualifikuar

Kjo e martë me ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2020 ishte fantastike dhe me plot surpriza.

Italia e Roberto Mancinit shkatërroi 5-0 Lihtenshtejnin, duke e kthyer takimin në një festival të vërtetë golash. Ndodh rrallë që axurrët të jenë kaq shpërthyes në ofensivë dhe duket qartë se skuadra e tyre po ndryshon filozofinë dita-ditës dhe po bëhet më argëtuese. Për italianët shënuan Belotti (2), Bernardeschi, El Sharaawy dhe Romagnoli.

Në ndeshjen Suedi-Spanjë ndodhi një befasi, pasi suedezët ndalën "Furinë e Kuqe" me një barazim 1-1. Berg shënoi në të 50' për skandinavët, kurse për iberikët ishte Rodrigo ai që barazoi rezultatin. Gjithsesi, Spanja tashmë është zyrtarisht pjesë e Euro 2020, meqë Rumania barazoi 1-1 me Norvegjinë.

Në ndeshjet e tjera, Zvicra fitoi 2-0 me Irlandën, Greqia 2-1 me Bosnje-Hercegovinën, ndërsa Izraeli mposhti 3-1 Letoninë.

Të fundit