Flash News

KRYESORE

Facebook sjell një tjetër risi që do të jetë lehtësi për përdoruesit

Facebook ka lançuar opsionin më të ri, një risi që i sjell shumë lehtësi përdoruesve. Ka të bëjë me transferimin e fotove dhe të videove në Facebook direkt në Google Photos pa qenë nevoja që të shkarkohen paraprakisht.

Ky opsion u mundëson përdoruesve që të dërgojnë direkt kopje të videove dhe fotove të shpërndara në platformë përmes transferimit të koduar, pa qenë voja t’i shkarkojnë dhe më pas t’i ngarkojnë në Google Photos.

Përdoruesit e Facebook mund të gjejnë opsionin “Transfer a copy of your photos and videos” në “Your Facebook Information” në Settings.

Projekti i transferimit të të dhënave (DTP) u testua fillimisht në Irlandë në fund të vitit të kaluar dhe më pas në SHBA dhe Kanada në prill.

Të fundit