Flash News

KRYESORE

Favorizuan biznesmenin nga Korça, arrestohen tre zyrtarë të Tatimeve në Tiranë

Favorizuan biznesmenin nga Korça, arrestohen tre zyrtarë të

Arrestohen tre punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Në sajë të operacionit të koduar ‘Pritja’, ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar në Korçë, kundrejt shumës 30 mijë lekë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon me sukses operacionin e koduar “Pritja”.

Shpërdorojnë detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë,
  • A. K., 28 vjeç, banues në Durrës,
  • I. V., 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.

Të fundit