Flash News

KRYESORE

Federata Ruse i premtoi mbështetje, por pozicioni i Kosovës deformohet në Kupën e Botës. Pacolli reagon i zemëruar

Federata Ruse i premtoi mbështetje, por pozicioni i Kosovës deformohet

Një takim midis Hashim Thaçit dhe Dimitry Medvedev dhe më pas një mesazh urimi nga Federata Ruse e Futbollit për homologun kosovar, krijoi idenë se dy shtetet po vendosnin një raport sado të vogël midis tyre, ndonëse njohja zyrtare mungon.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, Moska vijon të mbështesë fuqishëm propagandën serbe dhe të veprojë kundër Republikës së Kosovës.

'The New York Times' ka publikuar një artikull ku raporton se flamuri i Kosovës është ndaluar të futet në stadiumet ruse gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Ky flamur ishte listuar në një dokument shtatë faqesh, së bashku me flamujt e disa prej rajoneve separatiste dhe atij të ISIS, ku shpjegohej se ndaloheshin të futeshin brenda në stadium.

Por ky vendim i Moskës shkon kundër rregullores së FIFA-s, ku Kosova është anëtare me të drejta të barabarta. Kjo organizatë ka deklaruar për ‘NYT’ se flamujt e shteteve anëtare duhet të jenë të pranishme në stadium dhe për këtë ka dhënë leje, por përgjegjësia kryesore bie mbi organizatorët rusë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, i cili kërkon  dënimin e Rusisë për veprimin kundër shtetit të tij.

“Jam i zemëruar nga vendimi i Rusisë për të ndaluar përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe i bëj thirrje atyre që të reagojnë kundër abuzimit që Rusia ka kryer ndaj nesh. Politika duhet të qëndrojë larg sportit”, deklaron Pacolli.

“ Idiotët e dobishëm të Rusisë në Tiranë, jo vetëm po shtohen, por po guxojnë të dalin çdo ditë e më hapur”

Të fundit