
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
Fëmijët në rrezik! 98 pedofilë sërish të lirë, drejtësia e papërgatitur
Të paktën 98 persona të cilët kanë kryer krime seksuale me të miturit kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e s’është trajtuar me mjekime përgjatë apo pas dënimit të kryer në dhjetë vitet e fundit, duke u kthyer sërish në një kërcënim për fëmijët përreth vendbanimeve të tyre në gjithë territorin e Shqipërisë.
Qytetet më të rrezikuara janë Tirana, Durrësi, Elbasani e Korça ku banojnë 61 pedofilë që kanë shlyer dënimin. Nga këta, 41 kanë konsumuar veprën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, tetë prej të cilëve me dhunë. Alarmi shumëfishohet kur mëson se Seksionet e Dhunës në Familje dhe Fëmijëve pranë Policive Vendore në qytetet e kërcënuara nuk kanë më shumë se dy oficerë që krahas çështjeve të tjera duhet dhe të mbikëqyrin grabitqarët seksual. Në Tiranë raporti i gjurmimit është 2 polic për 48 pedofilë të lirë.
Të dhënat kanë dalë nga një investigim i Qendrës Shqiptare MediaLook mbi krimet me fëmijët nën moshën 14-vjecare, për një periudhën 2010-2019, informacione dhe vendime që janë siguruar në rrugë zyrtare nga të gjitha Gjykatat e Rretheve, Prokuroria e Përgjithshme, Policia por dhe aksesi në vendimet të cilët ndodhen online në sistemin ICMIS për gjykatat e rretheve dhe ARK-IT për Gjykatën e Tiranës.
Ky hulumtim ka nxjerrë në pah qasjen e gabuar të sistemit të drejtësisë në trajtimin e problematikës por dhe të strukturave të tjera shtetërore, të cilët nuk parandalojë, identifikojnë në kohë apo aplikojnë metoda mjekësore për pedofilët por “presin” dhe kujdesen vetëm për fëmijët-viktima.
Gjithashtu, është vërejtur se gjykatat dënojnë por nuk rehabilitojnë “grabitqarë seksuale”, të cilët, kanë prirje të kryejnë sërish të njëjtin krim me të miturit, për shkak të tipologjisë së pedofilisë si sëmundje mendore.
Skandali me gjykatat! Vetëm një kërkesë për ekzaminimin e pedofilisë në 10-vjet, asnjë trajtim i detyruar mjekësor për ta
Gjykatat Shqiptare nuk kanë dhënë asnjë dënim plotësues për trajtim mjekësor ndaj personave të dënuar për pedofili në dhjetë vitet e fundit ku mbizotërojnë marrëdhëniet seksuale me te mitur nën 14-vjec me 92 raste dhe veprat e turpshme me 114 raste.
Kjo statistikë konfirmohet edhe nga analiza që MediaLook i ka bërë 151 nga 303 vendime të dhëna përgjatë dekadës së fundit, për krimet seksuale me fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë seksuale (Kliko ketu). Madje, rezulton se vetëm në një çështje, trupi gjykues ka kërkuar ekzaminim psikiatrik nëse autori vuan apo jo nga çrregullimi pedofilik, dhe ky është i vetmi rast nga 151 të tilla kur përmendet fjala “pedofili” në vendimet gjyqësore për këto vepra. Çështje në fjalë i takon procesit të njohur publikisht si gjykimi ndaj “pedofilit të laprakës”, ku nga vlerësimi rezultoi se ai “paraqet rrezikshmëri të lartë për shkak të preferencave seksuale të tij për të miturit”. Por as në këtë rast nuk është vlerësuar i domosdoshëm dënimi plotësues për trajtim mjekësor, pavarësisht se ligji e njeh si opsion (neni 60/11 i K.P).
MediaLook ka kontaktuar edhe Shërbimin Psikiatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila në rrugë zyrtare konfirmon se “numri i pacientëve të trajtuar me vendim gjykate me diagnozë “Pedofili”, për periudhën 2010-2019, është zero”.
Ndërkaq, në tre çështje të tjera kur është kërkuar ekzaminimi psikiatrik nga gjykata, kjo ka qenë për të përcaktuar nëse i pandehuri është apo jo i aftë mendërisht dhe a përjashtohet apo jo nga përgjegjësia penale, pa i kërkuar ekspertizë mjekësore specifikisht për çrregullimin pedofilik.
Ndërsa në një proces të hetuar nga Prokuroria e Vlorës, ajo i është drejtuar për vlerësim një psikologu. Ky i fundit, në argumentimin e tij ka marrë përsipër të japë dhe një vlerësim psikik për të pandehurin. Trupa gjykuese në bazë edhe të këtij ekspertimi ka ndryshuar kualifikimin nga paragrafi i dytë që parashikon një dënim jo më pak se 25 vjet në të parin, duke “i kursyer” të pandehurit të paktën 18-vjet burg. (Shiko Vendimet “Red Flag”)
Të dhënat e mësipërme nxjerrin në pah qasjen problematike që sistemi i drejtësisë ka ndaj pedofilisë, duke sjellë vetëm dënimin dhe ndalimin e përkohshëm të agresorit me tendencë përsëritje por jo trajtimin mjekësor të këtij “çrregullimi parafilik”, që nuk e përjashton abuzuesin nga përgjegjësia penale. Kjo formë gjykimi mbi Pedofilinë bie ndesh me qëllimin e dënimit që është rehabilitimi dhe jo ndëshkimi i të dënuarit.
Abuzimi me të miturit brenda familjes, gjykatat nuk heqin përgjegjësinë prindërore
Ndonëse tendenca e prindërve orientohet drejt mbrojtjes së fëmijës nga personat e panjohur, tipologjia e krimeve seksuale me të mitur në Shqipëri dëshmon se krimet më të rënda ndodhin brenda rrethit të ngushtë familjar, fqinjësor dhe marrëdhënieve miqësore, ku abuzuesit kanë akses më të madh në raport me fëmijën.
Në vëzhgimin e MediaLook rezulton se nga 151 vendime në dhjetë vjet, 60 raste ose 40.5% e abuzimeve vijnë prej komshinjve dhe miqve të familjes. Më së shumti, krimet që kjo kategori kryen lidhet me veprat e turpshme me të miturit me 21 raste, por dhe me marrëdhëniet seksuale me 12 raste, nga të cilat 7 me dhunë. (Te dhena te detajuara)
Ndërkaq kategoria e dytë ku më së shumti ndodhin abuzimet seksuale është brenda rrethit familjar, me 38 vepra penale gjithsej, nga të cilët 16 prej tyre janë kryer mes prindit dhe fëmijës. Sa i takon tipologjisë së krimeve të kryera, mbizotërojnë veprimet e turpshme me 12 raste të ndjekura nga incesti me të mitur me 11 raste, prej të cilave 5 me dhunë.
Ajo që mund të evidentohet si problematike nga arsyetimet në vendimet e gjykatave shqiptare ka të bëjë me faktin se nga 16 krime seksuale prind-fëmijë, vetëm gjykata e Dibrës në vitin 2016, krahas dënimit të babait pedofil me 15 vite burg, ka dhënë një dënim plotësues për heqjen e përgjegjësisë prindërore prej tij.
Në 15 çështjet e tjera, përfshi edhe në tre rastet kur babai ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijët e tij të mitur, dhe një rasti kur nëna në bashkëpunim me njerkun kanë abuzuar seksualisht fëmijën, as prokuroria dhe as gjykata nuk ka kërkuar heqje të përgjegjësisë prindërore, si dënim plotësues. Ky fakt sjell që prindërit e dënuar për pedofili vijojnë të ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre ligjore mbi fëmijët e mitur. Problematika është akoma më shqetësuese kur babai ose nëna abuzuese është prind i vetëm i fëmijës.
Ndërkaq, me së shumti rezulton se abuzimet prind-fëmijë nisin që në fëmijërinë e hershme, në grupmoshën 5-9 vjeçare, ndërsa krimet seksuale jashtë lidhjeve familjare janë evidentuar kryesisht me të miturit e moshës 10-14 vjeçare.
Nje tjetër kategori që bie në sy në realitetin shqiptar janë lidhjet afektive me të mitur me 20 raste në total prej të cilave 19 kanë përfunduar në kryerje te marrëdhënieve seksuale. Nga analiza e rrethanave të faktit të vendimeve ka rezultuar se 6 çështje i përkasin komunitetit rom.
Policia në mungesë kapacitetesh për t'i mbikëqyrur
Ardian Prrenjasi, i njohur ndryshe nga mediat e kohës në vitin 2013 si “monstra i laprakës”, është rasti më domethënës që vërteton se organet e drejtësisë dhe ato të policisë në Shqipëri, kanë dështuar në raport me trajtimin e rasteve të pedofilisë.
Përpara krimeve të rënda seksuale në Tiranë, Prrenjasi ishte dënuar më herët për të paktën tre vepra të tilla me të mitur, në Shqipëri dhe Greqi.
Në vitin 1994 ai është dënuar me katër vjet burgim për veprën penale të “pederastisë” nga Gjykata e Librazhdit, pasi kishte kryer marrëdhënie homoseksuale me një fëmijë të mitur në qytetin e Prrenjasit. Pasi vuajti dënimin me burgim, ai emigroi në shtetin Grek. Në fare pak kohë ai kreu një tjetër krim me të mitur ku u arrestua për veprën penale “Përdhunim në masë dhe armëmbajtje pa leje”, duke u dënuar me 14 vjet e gjashtë muaj burgim dhe u regjistrua si “person non grata”. Në vitin 2004 Ardiani është rikthyer në Shqipëri në qytetin e Prrenjasit, ku ka jetuar atje deri në vitin 2006, kohë kur ka ardhur në qytetin e Tiranës. Në vitin 2008 ai është dënuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” nga Gjykata e Tiranës, pasi mashtroi dhe mbajti peng një të mitur.
Në vitin 2013, Ardian Prrenjasi, kryen një krim shumë më të rëndë seksual me të mitur, dhe dënohet me 25-vjet burg për “Marrëdhënie homoseksuale me të mitur nën 14-vjec” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Nëse gjykatat do të kishin dhënë një dënim plotësues për trajtim mjekësor të Prrenjasit dhe policia do të mbante nën mbikëqyrje, sikurse parashikohet në udhëzimet e ministrisë së brendshme, strukturat parandaluese do të kishin funksionuar dhe krimi i rëndë ndaj të miturit do të ishte shmangur.
Por, rasti i “mostrës së laprakës” nuk është i vetmi. Për shkak të tipologjisë së krimit si një çrregullim mendor parafilik, abuzuesit kanë tendencën që të përsërisin vepra të tilla me të mitur, nëse ata nuk trajtohen.
I tillë ishte rasti i një grabitqari seksual në Pogradec në vitin 2015, i cili ndërsa gjykohej në gjendje të lirë për veprën penale “ngacmim seksual” me një vajzë 13-vjecare, ai kryen vepra të turpshme me tre vajza të tjera të mitura të moshës 9, 10 dhe 11-vjecare dhe ndaj tij nis një tjetër proces gjyqësor paralel.
Sakaq, në 50% të vendimeve të marra në këto dhjetë vite në Shqipëri për veprat penale ndaj të miturve nën 14-vjecare, mbi 25% e pedofilëve janë vërtetuar nga organet hetimore si recidiviste. Ndërsa pjesa tjetër, për sa kohë nuk ka marrë trajtimet mjekësore, duhet konsideruar si kontingjente potencialisht përsëritës.
Kjo do të thotë se 98 pedofilët që kanë rifituar lirinë përbëjnë një kërcënim për fëmijët në lagjet e zonat ku ata banojnë, ndaj dhe gjurmimi dhe forca parandaluese e policisë duhet të jetë maksimale.
Por a ka kapacitete reale Policia e Shtetit për të zbuluar apo parandaluar përsëritjen e këtyre veprave?
Nga proceset e kësaj dekade rezulton se në vetëm 3.3 % të rasteve nga 151 vendime për krime seksuale me të mitur nën 14-vjec janë zbuluar nga strukturat shtetërore. Prej këtyre policia ka gjurmuar vetëm një rast, katër të tjerë janë pikasur në shkolla, nga të cilët dy nga psikologët dhe dy nga stafet pedagogjike. Pjesa tjetër e kallëzimeve kanë qenë ose denoncime të viktimave ose të familjarëve të tyre.
Megjithatë, MediaLook është njohur dhe ka lexuar një urdhër të fundit të kufizuar të Ministrit të Brendshëm, që mban datën 25.11.2019, i cili përcakton rregullat e përpunimit të informacionit policor por dhe administrimin e dokumenteve për gjurmimin e personave që sapo kanë dalë nga burgu.
Sikurse parashikohet në këtë material voluminoz, për çdo të liruar nga burgu hapet e ashtuquajtura “dosja e precedentit kriminal” dhe, në rastin e pedofilëve, ngarkohen oficerët e Seksionit Kundër Dhunës në Familje dhe Fëmijëve për ti mbajtur ata nën mbikëqyrje për rreth 5-10 vite, që i referohet rehabilitimit në nenin 69 Kodit Penal. Pas tejkalimit të këtij afati, informacioni mbi to ruhet dhe dhjetë vjet të tjera në kartotekë. Gjithashtu, udhëzimi parashikon që të dhënat për personin që ka kryer dënimin, përfshi pedofilët, hidhen dhe në sistemin informativ MEMEX, që aksesohet nga punonjës të autorizuar të policisë. Hapja e dosjes kriminale të mbikëqyrjes bëhet dhe për shtetas shqiptarë të dënuar jashtë shtetit, në momentin që hyn në Shqipëri, çka do të thotë se policia zotëron informacion dhe për pedofilë që kanë kryer jashtë krimet seksuale me të mitur.
Por pavarësisht këtij urdhri, burime pranë Drejtorive Vendorë të Policisë në Tiranë dhe rrethe bëjnë me dije për Medialook se objektivisht është e pamundur që të kryhet kjo mbikëqyrje për pedofilët, për shkak të mungesës së burimeve njerëzore. Vetëm në kryeqytet Seksioni i Dhunës në Familje dhe Fëmijëve ka në dispozicion 2 oficerë të cilët duhet të mbikëqyrin 48 pedofilë. Ndërkaq në Durrës është një oficer, ndërsa në Vlorë e Fier pjesë e kësaj strukture vendore janë dy efektivë. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se punonjësit e këtij seksioni krahas krimeve seksuale janë njëherësh të ngarkuar për hetimin e rasteve të tjera kriminale, përfshi parandalimin, gjurmimin dhe ndjekjen e precedentit kriminal.
A duhet një qasje e re për pedofilinë?
Agjencia Shtetërore Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, institucioni më i rëndësishëm parandalues, koordinues dhe kontrollues i gjithë strukturave të mbrojtjes për fëmijët në nivel kombëtar, nuk i është përgjigjur interesimit të MediaLook për mangësitë apo problematikat që ajo ka evidentuar në këto organizma, që nga fillimi i operimit të saj.
Por prej këtij institucioni bëhet me dije se “për periudhën Janar 2019- Shtator 2019 janë konstatuar 23 raste të abuzimit apo bullizmit online të fëmijëve në formën e videove që qarkullojnë në rrjetet sociale”. Sipas ASHDMF-së rastet janë identifikuar prej saj, nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111. Të 23 çështjet janë referuar pranë strukturave të policisë për hetimin dhe bllokimin e këtyre faqeve. Ndërsa Avokati i Popullit njofton se ka ndjekur procedurat për rastet e hetuara nga Policia deri në momentin e referimit të tyre në Prokurori.
Megjithëse strukturat nuk mungojnë, nga analiza e vendimeve në dhjetë vjetët e fundit doli në pah se në vetëm 5 nga 151 raste me vendim dënimi ky zinxhir kishte rezultuar i suksesshëm, me 4 raportime nga psikologet e mësuesit në shkolla dhe vetëm një çështje e gjurmuar nga policia.
Ndoshta ka ardhur kohë për një qasje të re ndaj kësaj problematike, duke filluar që nga ndryshimet në Kodin Penal e deri te një këndvështrim i ri i sistemit gjyqësor në mënyrë që mos te vihet theksi vetëm te dënimi i përkohshëm i abuzuesve por dhe te rehabilitimi i tyre. Gjithashtu nevojitet një transformim i filozofisë së strukturave shtetërore që mos presin dhe ofrojnë vetëm ndihmë për fëmijët viktima, por të adresojnë në gjeneze për parandalimin e kësaj problematike.
Në këtë pikëpamje, një praktikë e mirë vjen dhe nga Gjermania me të ashtuquajturin “Projekti Dunkenfeld” i cili funksionon prej vitit 2005 dhe që merret me trajtimin mjekësor falas për pedofilët, që vetëkërkojnë ndihmë.
Kjo iniciativë ka sjellë dy risi të mëdha: Së pari në trajtimin, identifikimin dhe mbajtjen nën mbikëqyrje të personave të sëmurë nga çrregullimet e pedofilisë, dhe, së dyti, reduktimin e rasteve dhe ndihmën ndaj fëmijëve përmes mbajtjes në kontroll të pedofilëve.
Marrë pjesërisht nga medialook.al
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51