Flash News

KRYESORE

"Ferhati" ndan me fansat momentin e parë kur i biri i tij erdhi në jetë

Aktori turk Ibrahim Çelikkol, i cili njihet gjerësisht në Shqipëri për rolin e tij si "Ferhati" i "Dashuri bardh e zi", është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e tyre që i kanë vendos emrin Ali.

Ali peshon 3 kilogramë e 435 gramë dhe është 51 centimetra. Mediat turke kanë treguar se aktori nuk i është ndarë në asnjë moment bashkëshortes gjatë lindjes së djalit të tyre. E ndërsa vetë aktori ka ndarë me fansat momentet e para të ardhjes në jetë të djalit të tij, duke shprehur kështu gëzimin e tij.

“Është një ndjenjë shumë e bukur. Shpresoj Zoti të lejojë çdokënd të përjetojë një ndjenjë kaq të bukur”- shkruan aktori krahas postimit.

Të fundit