Flash News

KRYESORE

Fitoi çmimin "ikonë" të mbrëmjes, Jennifer Aniston mban fjalimin prekës dhe përshëndet "Friends"

Një ndër serialet televizive më të ndjekura në botë "Friends" ka pasur protagonistë 6 aktorët që vazhdojnë të përfliten edhe sot, 25 vite nga fillimi i këtij seriali.

Një ndër më të spikaturat është Jennifer Aniston, e cila është përfshirë në shumë filma e projekte, që e kanë bërë aktoren të jetë një ndër gratë më të pëlqyera të Hollywood-it.

Mbrëmë në "People`s Choice Award" aktrja mori çmimin "ikonë" që iu dorëzua nga kolegu i saj i shumë filmave që kanë bërë bashkë, Adam Sandler.

Ajo ka prekur me fjalimin e saj ku nuk mund të rrinte pa përmendur atë që i ndryshoi jetën, serialin ikonë "Friends":

“Nëse kam ndonjë të drejtë mbi fjalën ‘ikonë’, është vetëm sepse kam qenë pjesë e një shfaqjeje ‘ikonë’, me një kast ‘ikonë’, dhe me një stil flokësh ‘ikonë’. ‘Friends’ ka qenë vërtetë një dhuratë e jetës, dhe unë nuk do isha duke qëndruar këtu pa atë shfaqje të mrekullueshme, pa ata 5 aktorë fantastikë, dhe pa atë audiencë që na ka ndjekur për 1 dekadë. Ju dua shumë. Faleminderit që më qëndroni pranë”

 

Të fundit