Flash News

KRYESORE

Fitore me përmbysje, Napoli shkon me moral të lartë në Champions

Fitore me përmbysje, Napoli shkon me moral të lartë në

Napoli sonte fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Bresciais në Serie A, duke shfaqur dy fytyra të ndryshme në dy pjesët e lojës.

E marta e ardhshme është shumë e rëndësishme për napolitanët, sepse i pret ndeshja kundër Barcelonës në Champions League, kështu që morali me këtë rezultat është i lartë për ta.

Ndeshja nisi keq për djemtë e teknikut Gattuso, pasi Brescia kaloi e para në avantazh pas 26 minutash lojë. Autor i këtij goli ishte mbrojtësi Chancellor. Venezueliani gjeti golin e tretë personal në Serie A duke gjuajtur me kokë.

Në pjesën e dytë, Napoli fitoi një penallti me ndihmën e VAR-it dhe Insige nuk gaboi në minutën e 49-të. Kapiteni shënoi me penallti dhe pas pesë minutash erdhi edhe goli i avantazhit. Ruiz dhuroi një tjetër perlë dhe Napoli siguroi 3 pikët e radhës.

Të fundit