Flash News

KRYESORE

Flet sizmologu: Vetëm gjatë natës së mbrëmshme janë shënuar 87 tërmete, goditjet do të vazhdojnë me ditë

Flet sizmologu: Vetëm gjatë natës së mbrëmshme

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme, janë regjistruar plot 87 tërmete.

Sizmologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për ‘news 24’, tregoi se nga ora 12.00 e natës e deri në mëngjes janë shënuar 87 lëkundje me intensitet të vogël, por më i forti ka qenë ai i orës pas 00.00 me magnitudë 4.3 dhe me epiqendër në Durrës.

“Nga ora 00.00 e natës, data 22 shtator, janë ndjerë 87 tërmete, por me intensitet të vogël. Pas-tërmetet janë normale pas goditjes më të fortë që ra dje pasdite 5.8 ballë i shkallës riter”, tha Ormeni, i cili shtoi se rreziku më i madh ka kaluar dhe se lëkundje të tilla të vogla do të vijojnë me ditë ose me javë, por do të jenë në rënie.

Deri tani, sipas shifrave zyrtare janë lënduar 105 persona dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në Durrës dhe në Tiranë, por panik ka patur edhe në qytete të tjera të vendit.

Të fundit