Flash News

KRYESORE

Florida i shpall “luftë” pornografisë: Rrezik i madh për shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve

Dhoma e Përfaqësuesve të shtetit të Floridës në SHBA, miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që e cilëson pornografinë një “rrezik të madh për shëndetin mendor e fizik të qytetarëve”.

Rezoluta u miratua me 18 vota pro dhe vetëm një kundër. Ai që votoi kundër ishte i vetmi mjek në këtë Komision, i cili argumentoi duke thënë se Florida ka probleme më të mëdha me shëndetësinë sesa pornografia.

Propozuesi i rezolutës ishte Bill Spano, që është gjithashtu kandidat për kryeprokuror në këtë shtet. Ai thotë se rreziku, sidomos tek fëmijët është i madh.

“Ne duhet t’i mbrojmë ata përmes edukimit, parandalimit dhe politikave të tjera sociale që mbajnë fëmijët tanë larg këtij fenomeni”, deklaroi Spano.

“Alarmi” i pornografisë në Florida është dhënë në disa studime të njëpasnjëshme, ku përfundimi ka dalë se më shumë se 25 për qind e të anketuarve pohojnë se kanë parë filma me pullë të kuqe pa mbushur ende 10 vjeç.

Të fundit