Flash News
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Forbes’ rendit kancelaren Merkel si gruan më të fuqishme për vitin 2019
Revista ekonomike amerikane ‘Forbes’ ka renditur edhe këtë vit kancelaren gjermane Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë.
Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca.
Kancelarja u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.
Renditja e Forbes për 2019:
-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-
-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
-Mary Barra, CEO e General Motors
-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
-Marillyn Heëson, CEO e Lockheed