Flash News

KRYESORE

Foto/ Deputetja flet, por Parlamentit i janë fikur ‘radarët’

Foto/ Deputetja flet, por Parlamentit i janë fikur

Është një moment shumë i sikletshëm ai kur je duke folur dhe ata që ke përreth nuk ta vënë veshin. Nuk e dimë nëse është ndjerë kështu deputetja e Partisë Socialiste dhe ish ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, ndërsa fliste gjatë seancës parlamentare që u mbajt sot, por duket se kolegët e saj nuk e kanë mendjen tek ajo që po thotë.

Nga kjo foto e shkrepur sot në Parlament shihet se gjatë fjalës së Gjebreas, kryetari i Kuvendit, ministrat dhe deputetët e pranishëm në sallë kanë gjëra më të ‘rëndësishme’ për të dëgjuar, pasi ata janë fokusuar më shumë tek bisedat me njëri-tjetri se sa tek ajo që po thotë kolegia e tyre.

Të fundit