Flash News

KRYESORE

Foto/ Dje na falenderoi, por çfarë thoshte Salvini kur Shqipëria u bë kandidate e BE

Matteo Salvini, kryetari i partisë opozitare italiane “Lega”, deklaroi një ditë më parë fjalët më të përzemërta për Shqipërinë, pas dërgimit nga vendi jonë i 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar stafet mjekësore në Itali në betejën me COVID-19.

Salvini tha se kishte “telefonuar kryeministrin Edi Rama” për ta falenderuar, ndërsa deklaroi gjithashtu “mirënjohjen ndaj popullit shqiptar”. Ai këtë e mori si shembull të solidaritetit, teksa në mediat italiane gjithashtu vlerësoi Shqipërinë përpara gjithë Europës, që sipas tij e kishte lënë Italinë të vetme në betejën e koronavirusit.

Megjithatë, duket se Salvini i tanishëm nuk ka qenë i tillë 6 vite më parë, kur Shqipëria merrte statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në një status në rrjetet sociale, Salvini shkruante se “Europa nuk është supermarket”, duke ofruar një shkëmbim, hyrjen e Shqipërisë në union dhe daljen e Italisë prej tij.

“Shqipëria është shteti më i ri kandidat për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Përballë historisë, ekonomisë, të kaluarës dhe të ardhmes. Jo Europa supermarket! Betejë e vështirë? Ndoshta, por duhet luftuar deri në fund. P.s A bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë dhe ne dalim… Si thoni?”. Shprehej Salvini.

Këtë fakt, Matteo Salvinit i`a kanë kujtuar dhe mediat italiane, të cilat gjithashtu shkruajnë se kreu i “Legas” është moderuar.

Të fundit