Flash News

KRYESORE

Foto/ Mbrojtësi Lila i dërgon mesazh të koduar Panuçit: Nuk po na stërvit mirë!

Ekipi kombëtar nuk është duke kaluar një situatë të mirë sa i takon rezultateve dhe lojës dhe për këtë gjendje në ‘syrin e ciklonit’ është vënë trajneri Kristian Panuçi.

Humbja e fundit ndaj Izraelit nuk është pritur nga futbollistet, ku mes tyre është edhe Andi Lila, i cili qëndroi 90-minuta në stol.

Në një postim në rrjetin social 'Instagram', Lila ka publikuar një mesazh të trajnerit Pep Guardiola, në të cilin thuhet: “Nëse stërvitësh keq, atëherë luan keq. Nëse punon si një kafshë stërvitje, t’i luan në të njëjtën mënyrë”.

Nuk dihet saktësisht nëse mesazhi i koduar i drejtohet Panuçit, por ajo që dihet është se Lila ka qenë gjithnjë i ndjeshëm sa herë që skuadra kuqezi nuk ka zhvilluar lojëra të mira apo ka pësuar humbje me gabime amatoreske, siç ishte goli i parë i pësuar ndaj Izraelit në minutën e 8-të.

Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupit 1 të Ligës së Kombeve me tre pikë në tre ndeshje, ndërsa i ka mbetur për të luajtur edhe sfidën me Skocinë në 'Elbasan Arena'.

Të fundit