Flash News

KRYESORE

Foto/ Mid’hat Frashëri bashkon dy deputetët rivalë

Ceremonia Shtetërore e Përmortshme e kthimit të atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe kulturës kombëtare Mid'hat Abdyl Frashëri, ka bërë bashkë politikanët shqiptarë, por edhe persona të rëndësishëm që kanë kontribuar në kulturën shqiptare.

Deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputetja socialiste Elisa Spiropali janë ulur pranë njëri-tjetrit në ceremoninë në nder të Frashërit.

Shehaj dhe Spiropali janë dy deputetët rivalë të cilët njihen për debatet me tone të larta e të pakursyer ndaj njëri-tjetrit në studiot televizive.

Së fundmi Shehaj u përplas në emisionin “Open” me Spiropalin, e cila në debat e sipër i ka thënë se “ka qenë gjimnazistja më e mirë në Shqipëri”.

“Mos më trego gjimnazin, më thuaj çfarë pune ke bërë… Puna e parë ka qenë drejtoreshë e Doganave”, iu përgjigj Shehaj-Spiropalit.

Shehaj kërkoi gjithashtu nga kolegia socialiste të rrëfente se çfarë jete bënte në SHBA dhe Kanada dhe çfarë jetë bën tani, ku është pjesë e partisë që drejton vendin.

Video e debatit: 

Të fundit