Flash News

KRYESORE

Foto/ Sekuestrohet skafi italian i braktisur në bregdetin e Vlorës

Policia Kufitare ka sekuestruar gjatë kontrollit për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike ka sekuestruar një skaf Italian të braktisur në bregdetin e Vlorës.

Burime të policisë bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dh Migracionit Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Njësinë Speciale Delta Force, gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, kanë bërë të mundur konstatimin e një skafi me flamur italian (pa persona në bord) pranë vendit të quajtur "Gjiri i Gramës".

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor "Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.

Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit