Flash News

KRYESORE

Foto/ Vogëlushi shqiptar ‘pushton’ ekranin gjigand të Time Square në New York

Ekrani gjigand që ndodhet në Time Square në New York është ‘pushtuar’ nga fotoja e një djali të vogël nga Kosova.

Beni Godeni  është me Sindromën Down dhe është shfaqur bashkë me Fjolla Rracin që në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me Sindromën Doën dhe ata me autizëm.

‘Klan Kosova’ thotë se nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocional, kur fotografitë e Benit e kanë ‘pushtuar’ sheshin Times Square në Neë York.

Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirave në konkursin e përvitshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.

Të fundit