Flash News

KRYESORE

Fotot/ Betoni i Veliaj mbërrin deri te dera e PS-së

Përtej asaj çka paraqet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me aksione për mbjellje pemësh në periferi, një situatë krejt tjetër shfaqet në qendër të kryeqytetit.

Vala e betonizimit të Veliaj ka mbërritur edhe para derës së selisë së Partisë Socialiste. Pas gati një viti ndërprerje kanë rifilluar punimet për përfundimin e rehabilitimit të zonës përreth sheshit ‘Skënderbej’. Punime të cilat kanë përfshirë edhe rrugën e cila ndodhet para selsië së socialistëve.

Siç duhet edhe nga fotot, rruga është betonizuar por punimet po vijojë ende. Nuk përjashtohet mundësia që tashmë sipër betonit të nis makijazhi i gjelbër për ta shitur më pas si lulishte.

 

Të fundit