Flash News

KRYESORE

Fotot/ Gjeni momentin e puthjes midis Xhisielës dhe Rexhepit; ‘Report Tv’ del garant

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë publikuar disa foto ekskluzive ku pretendojnë se shfaqen Xhisiela Maloku dhe Rexhep Rraja duke u puthur pasi dalin nga hotel “Boçi” në zonën e Fushë Krujës, dy ditë përpara se të bëhej denoncimi në polici.

Sipas këtyre mediave, pamjet mbajnë datën 19 korrik 2018, ora 18:28 minuta, dhe janë realizuar në hotelin ku Xhisiela pretendoi fillimisht se është dhunuar nga djali i deputetit të PS.

“Në foto, Xhisiela dhe i dashuri i saj, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja, duken duke shkëmbyer puthje, ndërsa largohen krejt normalisht të dy me automjetin luksoz tip "Mercedes Benz" të të riut”, shkruan ‘Shqiptarja.com’.

Cilësia e fotove është jashtëzakonisht e keqe, çka e bën të vështirë identifikimin e dy personave. Gjithsesi, me aq sa mund të shihet në foto, dy personat nuk duken aspak sikur janë duke u puthur me njëri-tjetrin.

Ka dhe një detaj të rëndësishëm që u ka shpëtuar gazetarëve të këtij televizioni në fotot që ata vet kanë publikuar: Pas “puthjeve” me Rexhepin, Xhisiela shihet teksa ulet në sediljen e pasme të makinës dhe jo në sediljen e parë, në krah të të dashurit të saj.

Report Tv ishte televizioni që publikoi intervistën e parë me Xhisielëm, pak pasi kishte ndodhur skandali, ndërkohë që shumë gazetarë dhe ekspertë të medias e kritikuan për pyetjet që iu drejtuan vajzës së dhunuar. I gjendur mes kritikave, pronari Carlo Bolino ia la përgjegjësinë e intervistës gazetarit Muhamed Veliu, duke deklaruar se bëri gabim kur nuk përmendi që në fillim se Xhisiela u kishte venë kushte për intervistën, për t’u fokusuar vetëm në akuzat politike dhe jo te ngjarja.

Seanca për Rrajën, Xhisiela shfaqet përpara Gjykatës: Jam këtu për të kërkuar lirimin e Rexhepit

Të fundit