Flash News

KRYESORE

Fotot/ Në makinë me problematikun e Sukthit, kush është miku i ngushtë i prokurorit

Prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte në makinë me shoferin e tij, si edhe me mikun e vet, Aleksandër Laho. Të dy morën plagë nga sulmi me armë, por janë jashtë rrezikut për jetën. I plagosur 48 vjeçar njihet ndryshe me emrin Land Muharremi.

Ai është një emër i njohur për agjentët e policisë, element mjaft problematik në zonën e Sukthit.

Në të shkuarën u akuzua se ka qenë një ndër personat që rrahën biznesmenin Faad Mitri, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Biznesmeni amerikano libanez kishte në plan që të bënte një investim me vlerë 450 milionë dollarë në Gjirin e Lalzit.

Por kompania e tij vendosi që të tërhiqej nga të gjitha investimet në vend, pasi drejtuesi i saj pësoi dëmtime serioze, si pasojë e dhunës barbare.

Duket se Muharremi dhe persona të tjerë kanë pasur të tjera interesa sa i përket zonës dhe nuk kanë dashur që ajo të merrej nga libanezo-amerikani dhe të bëhej investimi gjigant.

Ai ka lidhje të afërt me Muharrem Muharremin, i përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit. Dyshohet se është pjesë e grupit çam në Shijak, që gjithashtu e shtrin aktivitetin edhe në qytetin Durrësit.

Të fundit