Flash News

KRYESORE

Ftesa e papritur, Mogherini mbledh për darkë liderët e Ballkanit

Ftesa e papritur, Mogherini mbledh për darkë liderët e Ballkanit

Përfaqësuesja e lartë e unionit për punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, ka organizuar një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas medieve të huaja, zyrtarja e BE-së ka për qëllim që të bisedojë për çështje e fundit me drejtuesit e shteteve ballkanike.

Edhe presidenti në largim i BE-së Jean-Claude Juncker do të ketë një takim kokë më kokë me presidentin serb Aleksadnër Vuçiç

Kurse të mërkurën, komisioneri në largim për Zgjerimin, Johannes Hahn do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ftesa për liderët vjen kur pas vendimit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, besueshmëria ndaj BE-së ka rënë në rajon. Ndërsa frika është rritur se boshllëku mund të mbushet nga shtete si Rusia dhe kina në Ballkan.

Të fundit