Flash News

KRYESORE

Futbollistët pa pasaporta diplomatike, ministri Cakaj replikon me Andi Lilën

Gent Cakaj, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka hedhur poshtë deklaratën e mbrojtësit Andi Lila, që u shprej se ai u ka hequr pasaportat diplomatike.

Në një postim në Tëitter, Cakaj shprehet se heqja e pashaportave diplomatike të kuqezinjve “është fundekrye i gënjeshtërt”, pa dhënë asnjë argument.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”, shkruan Cakaj.

Një ditë më pare, Andi Lila u shpreh se u është hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016.

Të fundit