Flash News

KRYESORE

"Game of Thrones S8", publikohen fotot e finales së madhe

Kujdes: 'Spoilers' më poshtë.

Çfarë do bëni të dielën? Po bëj shaka, e di që do jeni duke parë finalen e madhe të "The Game of Thrones".

Mirë, bëra sërish shaka. E di që në Shqipëri të paktë janë ata fansa që presin të shohin finalen në orën 03:00 të mëngjesit (pasi GOT transmetohet me orarin e Amerikës).

Pra pyetja e saktë është "çfarë do bëni të hënën"?

Nejse.

Të dielën do të jepet seria e fundit e sezonit final të 'Game of Thrones', pra përfundon i gjithë seriali vetëm pas dy ditës :'( .

Të gjithë fansat e kësaj shfaqjeje që janë me miliona në të gjithë botën presin me padurim se çfarë do të ndodhë me drejtimin e "Westeros". Episodi i pestë "The Bells" (Kembanat) ka qenë ndër më të kontestuarit, pasi fansat nuk e pëlqyen aspak përfundimin e Daenerys Targeryen në "Mbretëreshën e tërbuar".  Ajo dogji gjithçka në "Kinng`s Landing" dhe kjo ka 'tërbuar' më shumë fansat se sa vetë Daenereys, rol të cilin e luan aktorja Emilia Clarke.

Mbrëmë, HBO ka publikuar fotot e serisë së gjashtë, të cilat ndryshe nga herët e tjera, janë vetëm dy në total.

Cersei, Jaime Lannister, vëllezërit Clegane dhe shumë të pafajshëm në "King`s Landing", vdiqën nënë flakët e shkaktuara nga Drogon, dragoi i vetëm i mbetur i Dany-t.

Fansat po aludojnë se si do të jetë fundi dhe versioni që diskutohet më shumë është se do të jetë Jon ai që do i japë fund tiranisë së Daenerys, që filloi që në fund të episodit katër, momenti kur i prenë kokën mikeshës së saj më të ngushtë.

Ngjarjet e serisë së fundit të sezonit të tetë janë duke u mbrojtur shumë që të mos dalë asnjë informacion. Po ashtu dhe fotot që ka publikuar HBO tregojnë shumë pak.

Në njërën foto shihet Daenerys që vëzhgon atë që ka mbetur nga King`s Landing dhe Tyrion i cili është i shokuar.

[caption id="attachment_277478" align="alignnone" width="768"] Tyrion Lannister[/caption]

Po ju kush mendoni që do ulet në fronin e Westeros dhe do të drejtojë 7 mbretëritë?

 

Të fundit