Flash News

KRYESORE

Gashi publikon sot dokumentarin e tij që tregon për luftën në Kosovë dhe vështirësitë si emigrant

Gashi publikon sot dokumentarin e tij që tregon për luftën
Gashi është një nga reperët më të përfolur dhe që është një talent në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reperi me origjinë shqiptare ka punuar shumë për albumin e tij më të fundit që publikohet nesër dhe mban titullin “1984”. Ndërsa sot del edhe dokumentari i tij që titullohet “Noë you know” (Tani ti e di). Traileri tashmë është publikuar në Instagram, nga ku kuptohet qartë se  flet dhe për periudhën e luftës në Kosovë, vështirësitë e të qenurit emigrant, dhe çdo pengesë që ka kaluar. Po ashtu, edhe në mbishkrimin e videos, Gashi ka bërë me dije se ky dokumentar i dedikohet atyre që nuk kanë patur mundësi në jetë, por kanë patur ëndrra:

NOË YOU KNOË” Dokumentari del sot …. nëse keni ngecur në fund dhe keni nevojë për diçka për t’ju nxjerrë nga balta ju sugjeroj ta shikoni këtë sot. Ky dokumentar është për fëmijët që nuk kanë familje të pasura … nuk kanë lidhje, por kanë ëndrra për të cilat do jepnin jetën."

Gashi flet gjithmonë për familjen e tij, luftën e Kosovës dhe origjinën shqiptare. Ai mbart kudo me vete varësen me shqiponjën dykrenore dhe kur ka qenë në të dyja herët në "Sunny Hill Festival", ka mbajtur veshur rroba me simbolin e flamurit me shqiponjën dykrenore.

Të fundit