Flash News

KRYESORE

Gazetari që parashikoi ndryshimet në Dhjetor: Rama gati të dorëhiqet; informoi Ruçin dhe Ballën

Gazetari që parashikoi ndryshimet në Dhjetor: Rama gati të

Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikollë Lesi shkruan në një editorial me titull: ‘Edi Rama gati për dorëheqje, nuk do destabilitet se kryeministri është gati të dorëhiqet nga posti. Sipas burimeve të tij, Lesi deklaron se Rama nuk kërkon agravimin e metejshëm te situatës në vend, pasi më shumë se të gjithë, ai rrezikon gjithçka.

“Edi Rama do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe mundësisht të jenë në një ditë dhe ato vendore. Edi Rama ka rënë dakord për të dhënë dorëheqje si kryeministër, bile burime serioze tregojnë se u ka thënë Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës se “nuk kemi udhë tjetër përveç zgjedhjeve siç do opozita”. Bile edhe më tej kryeministri Rama u ka përmenduar Ruçit dhe Ballës se nuk do që të përfundojë si Berisha pas 26 majit 1996, kur dihet se si shkuan punët. Ai ka përmenduar se nuk do të bjerë në humnerë si Fatos Nano në vitin 2005, kur gjatë vitit 2004 opozita e dërmoi me protesta dhe demonstrata, pavarësisht se përdori policinë dhe grupet kriminale”, shkruan Lesi, që shton se disa sondazhe vendase dhe të huaja e nxjerrin humbëse Partinë Socialiste.

Lesi pati parashikuar edhe ndryshimet në Dhjetor, ku kryeministri Rama largoi më shumë se gjysmën e kabinetit, pas protestës së studentëve.

Të fundit