Flash News

KRYESORE

Gazetari Lesi: Sandër Lleshi, këshilltar në kohën e kanabisit të Tahirit

Gazetari Lesi: Sandër Lleshi, këshilltar në kohën e

Gazetari Nikollë Lesi i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se Sandër Lleshi ka qenë këshilltar i kryeministrit Edi Rama në kohën e kanabisit të Tahirit.

Ndërsa vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm e konsideroi  dinjitoz.

“Vendimi i Metës është dinjitoz dhe kurajoz. është vendim i shkruar qartë se ai nuk është noter. Sandër Lleshi mund të jetë gjeneral i mirë, por shkel ligjin nga arroganca e kryeministrit. Presidenti Meta ka një eksperiencë si ish-kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President. është me një eksperiencë ekzekutive që vendimi i Metës nuk është vetëm i solemnitetit”, u shpreh Lesi.

Të fundit