Flash News

KRYESORE

Gazetarja e njohur: Nuk lihet burri ose gruaja për një tradhti

Gazetarja e njohur, Erjona Rusi, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine” ditën e djeshme për të folur rreth feminizmit.

Gjatë diskutimit në panel ajo ka deklaruar se do e lejonte bashkëshortin e saj të shikonte femrat e tjera.

“Sinqerisht që nuk e them për klishe, le të hutohet dhe të kënaqet me sy. Nuk e kam problem që të rrijë me një modele dhe të bisedojë me një modele, jo të shkojë në krevat. Por, nëse ajo është aq e zonja sa të ma marrë burrin për në krevat, hallall ia bëftë Zoti! Unë kam besim te vetja, por nëse do të ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do të bëhej kiameti. Nuk lihet burri ose gruaja për një tradhti”, ka thënë Erjona.

Të fundit