
Flash News
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
George Friedman: Kosovën dhe Shqipërinë i shohim si pjesë të dinamikës islamo-kristiane. Ballkani nuk është prioritet i ShBA
Në një luftë eventuale me shqiptarët, shpenzimi i Serbisë do të ishte tejet i lartë...

Intervistë ekskluzive e gazetës „Danas“ me themeluesin dhe drejtorin e kompanisë „Strattfor“.
Prirja kryesore në vitin 2020, do të jetë rënia globale ekonomike, krijimi i presioneve të brendshme te vendet eksportuese kryesore dhe rritja e fuqisë së importuesve, ndërsa Ballkani, Serbia dhe Kosova do ta ruajnë rëndësinë për SHBA-të në përputhje me kërcënimin e interesave amerikane dhe „ndërveprimi natyror mes botës së krishterë dhe muslimane në këtë territor“ në një kohë që Europa sillet në „mënyrë të papërgjegjshme“.
Kato janë vlerësimet kryesore të parashikimeve për vitin 2020, që sapo i ka publikuar një prej analistëve amerikanëtë lëvizjeve strategjike dhe gjeopolitike më të njohur në botë, Xhorxh Fridman. Ai e ka arritur reputacionin botëror si themelues dhe drejtues i kompanisë „Strattfor“, ndërsa sot është themelues dhe drejtor i kompanisë analitiko-konsultuese „Geopolitical Futures“ në Austin, kryeqytet i Teksasit.
Fridmani, për dekada të tëra, ka ndjekur zhvillimet në Ballkan, e për këtë janë veçanërisht interesante vlerësimet e tij mbi vendin e Ballkanit në politikën e jashtme amerikane, ndër të cilët më i rëndësishmi është kthimi i SHBA-ve te mjetet ekonomike për arritjen e synimeve të saj, në vend të fuqisë ushtarake dhe luftërave, gjë që e ka bërë për dekada të tëra.
Përveç kësaj SHBA-të do të merren me ata vende dhe rajone kur janë në lojë interesat e vërteta amerikane, ndërsa të gjithë të tjerët- le të veprojnë vetë si dinë dhe sa munden.
"SHBA-të u përballën me faktin se nuk janë në gjendje të sendërtojnë qëllimet e tyre me mjete ushtarke. Në Lindjen e Afërme ne luftojmë që prej 18 vitesh një luftë pa fund dhe duhet të ndryshojë mënyra për të cilën jemi të pranishëm në atë rajon dhe për cilat arësye jemi të pranishëm. Kundërshtari jonë kryesor është Irani, dhe ne kemi kaluar një luftim intensive ekonomik me Iranin në mënyrë që ta detyrojmë të ndryshojë strategjinë e tij irako-siriano-libaneze. Kjo është strategjia me një rrezik të vogël për ne dhe me shumë rrezik për Iranin. Krahas kësaj kemi ndihmuar në krijimin e koalicionit anti-iranian ndërmjet Izraelit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Baza greke është e dobishme, por nuk është baza kryesore për operacione në këtë zonë. Pra, kjo përbën fuqinë tonë, por nuk është thelbi i operacioneve tona. SHBA-të i kaluan parimet operative në luftën ekonomike dhe ndërtimin e koalicioneve, por nuk e kanë ndryshuar strategjinë e tyre- thotë Fridmani në një bisedë për „Danas-in“.
Danas (D)-SHBA-të kanë ndryshuar ekuilibrin mes Turqisë dhe Greqisë në favor të Greqisë. Gjatë vizitës së Sekretarit Pompeo, SHBA-të përmbyllën marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak me Greqinë, gjë me të cilën Greqia bëhet baza kryesore amerikane në Europën Juglindore. Çfarë përbën ky ndryshim?
Xhorxh Fridman (Xh.F)-Raportet amerikano-turke janë të tensionuara, por ne mbetemi aleatë me Turqinë nëpërmjet NATO-s dhe marrëveshjeve dypalëshe. Raporti thelbësor mbetet i paprekur, në mënyrë të veçantë tani që SHBA-të i kanë bërë lëshime Turqisë për politikën ndaj kurdëve, vizitën e Presidentit Erdogan në SHBA. SHBA-të kanë marrëdhënie afatgjatë me Turqinë dhe Greqinë gjatë Luftës së Ftohtë dhe tani thjesht e ruajnë atë raport. Duke patur parasysh operacionet ruse në Mesdhe, është i justifikuar kujdesi nga ana SHBA-ve dhe i rritjes së forcave ajrore të saj në rajon.
D- A do të thotë kjo se SHBA-të do ta braktisin Europën si Lindjen e Afërme?
Xh.F.-SHBA kanë forca të rëndësishme tokësore, ajrore dhe detare të stacionuara në Poloni dhe në Rumani. Tani janë edhe shumë të afërta me Britaninë e Madhe. Por ekzistenca e lidhjeve me Europën është çështja e vendeve europiane. Që të ekzistojë një aleancë ushtarake, europianët duhet të kenë ushtri. Shumica e europianëve nuk ka arritur nivelin e nevojshëm prej 2% të buxhetit për ushtrinë. Duke mos kryer detyrimet që kanë ndërmarrë ata kanë varrosur marrëveshjen transatlantike. Por, atje ku SHBA-të kanë interes strategjik në Europë, ata janë të përfshirë në mënyrë aktive.
D-Në muajin janar të këtij viti disa gazeta informuan se Trampi ka udhëruar ekipin e tij për përgatitjen e një analize mbi pasojat e mundshme nëse SHBA-të braktisin NATO-n?
Xh.F.-Po e përsëris, europianët nuk arritën të përmbushin detyrimet e tyre ndaj aleancës ushtarake. Meqenëse SHBA-të kanë ushtrinë më të madhe, ndërsa vendet e tjera shumë të vogël, në çfarëdo konflikti SHBA-të automatikisht do të përballojnë ngarkesën më të madhe të luftës. Pra, pyetja është, duke patur parasysh se NATO-ja nuk mund të kryejë kolektivisht misionin e saj, a duhet që SHBA-të të marrin përgjegjësinë primare? Stresi për shkak të NATO-s është para së gjithash krijesë europiane dhe janë ata që duhet të marrin vendimin përkatës për të ardhmen e tyre.
D-A është reale një gjë e tillë, sepse kjo do të ishte një lëvizje e madhe në politikën e jashtme të SHBA-ve në këto 100 vitet e fundit?
Xh.F.-Përkushtimi i SHBA-ve për interesat europiane është i dukshëm në Rumani, Poloni dhe në Balltik. Mund të shihet edhe në Greqi, madje edhe në Turqi. Pyetja është nëse NATO-ja është ende instrument nëpërmjet të cilit SHBA-të ndjekin interesat e tyre. Momentalisht interesat e saj formalisht janë pjesë e NATO-s, por praktikisht janë në fuqi marrëveshjet dypalëshe, siç është ajo me Poloninë. Në këtë moment të historisë, operacionet dypalëshe janë nganjëherë më racionale sesa ato shumëpalëshe. Përkushtimi i SHBA-ve për NATO-n nuk është masë e interesimit amerikan për Europën dhe nuk duhen ngatërruar këto gjëra.
D-Cilat do të ishin pasojat për Europën në një rast të tillë?
Xh.F-Në këtë moment europianët nuk përballen me ndonjëfarë kërcënimi ushtarak. Por europianët, historikisht, kanë dëshiruar gjendjen e luftës, dhe kur marrim në konsideratë luftërat jugosllave, Europa është në paqe që prej njëzet vjetësh. Mnedimi im është se Europa duhet të ndërmarrë disa vendime se çfarë sigurie dëshirojnë. Por, në shekullin e kaluar, vendimet që morën europianët ishin katastrofale për vetë Europën. Konstatoj se edhe tani vazhdohet me papërgjegjësinë me të cilën jetohet që nga viti 1914. Nëse një prej rajoneve më të pasura në botë vendos se nuk duhet të përgatitet për kërcënime të mundshme, thjesht duhet të jetojë me to. Personalisht, e konsideroj të papërgjegjshme sjelljen e Europës. Të pritet që SHBA-të do të përballojnë ngarkesën për sigurinë europiane, është njësoj sikur SHBA-të të presin se Europa do t’i mbrojë. Dhe zemërimi europian ndaj SHBA-ve për diçka që vetë ata kanë dëshirë ta bëjnë selektivisht është i papjekur, gjë që është e çuditshme për një kontinent që është kaq i vjetër.
D-Si e shihni refuzimin e BE-së për të filluar bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë? A mos është kjo ndoshta një strategji e re ndaj shqiptarëve në Ballkan, sepse Maqedonia e Veriut ka një popullsi të madhe shqiptare?
Xh.F-BE-ja ka probleme të mëdha të brendshme. Po i largohet ekonomia e dytë më e madhe, Britania e Madhe. Italianët kanë probleme serioze. Gjermania është në recesion. Mendoj se shikimi i tyre për zgjerimin është thjesht se nuk është koha për pranimin e antarëve të rinj. Europianët nuk kanë ndonjë shikim të veçantë dhe të sofistikuar strategjik, sepse çdo vend ka politikën e tij.
D-Përse Presidenti Tramp emëroi të dërguarin e tij në Kosovë, ambasadorin Riçard Grenel? Ku do të dallohet detyra e tij nga ajo e të dërguarit për Ballkanin, Metju Palmerit?
Xh.F-Ambasadorët amerikanë kanë kryesisht kompetenca të kufizuara. Vendimi merret në Uashington. Disa ambasadorë janë nëpunës karriere, ata janë në nivel të lartë dhe duhet të kenë ambasadë. Të tjerët janë të emëruar politikisht. Nuk ndodh kështu me vendet e tjera, por në SHBA, personi që është emëruar rrallë herë udhëheq politikën amerikane.
D-Duket se ky fokus në Kosovë pasqyron vendosmërinë e administratës amerikane që më në fund ky problem të zgjidhet. Vitin e kaluar, Presidenti Tramp u dërgoi letër liderëve serbë dhe kosovarë, duke u kërkuar që të mos e humbin shansin historik, dhe duke premtuar se do të jetë mikpritës i ceremonisë së nënshkrimit. A është kjo diçka e ngjashme me Marrëveshjen e Kemp Dejvidit të vitit 1978, sepse kjo është një variacion i qëndrimit „vend për paqe“?
Xh.F.-Marrëveshjet në Kamp Devid pasqyronin marrëveshje në një rajon strategjik për Shtetet e Bashkuara. Në këtë moment Ballkani nuk është rajon primar. Në parim, SHBA-të do të dëshironin të arrihet një rregullim dhe nuk duan që në të të përfshihet Rusia, por gjithsesi SHBA-të janë të kënaqura kur shohin se dinamika kosovaro-shqiptare rregullohet në vetvete. Pra, shprehjet e shpresës nuk shënojnë rëndësi të rajonit për SHBA-të në këtë moment.
Kjo, natyrisht mund të ndryshojë, por rajoni është relativisht i qetë, po arrihet njëfarë përparimi ekonomik, përfshirja ruse nuk i ka alarmuar SHBA-të në mënyrë gjithëpërfshirëse, kësisoj e ardhmja e Ballkanit është në duart e popujve të Ballkanit.
D-Me lejoni për një moment që të mos jem dakord. Madje as Lindja e Afërme në këtë moment nuk ka qenë strategjikisht temë dominuese në politikën e jashtme amerikane. Prioriteti amerikan ishte detanta. Pikërisht për këtë Sadati vendosi të fillojë luftën, në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen amerikane drejt problemit egjyptian. A do të kthehej Ballkani në fokusin e SHBA-ve dhe të tregonte rëndësinë e tij, nëse përsëri fillon ndonjë luftë, apo ndryshon kufijtë, si përshembull në Bosnjë?
Xh.F.-Vëmendja amerikane shkon krahas kërcënimit të interesave amerikane, njëlloj si edhe ndaj të gjithë shteteve. Ekzistojnë dy dimensione. I pari është probabiliteti i luftës dhe interesimi amerikan për ecurinë e saj. Nuk besoj se cilido prej vendeve ballkanike është i aftë apo i interesuar të bëjë luftë. Shpenzimi për Serbinë, në rast të një lufte me shqiptarët do të ishte shumë i lartë, rreziqet tejet të mëdha dhe fitorja me rëndësi të vogël. Madje edhe sikur rusët të përfshiheshin, SHBA-të i përjetojnë ata si forcë që nuk duhet marrë shumë parasysh dhe e cila shpenzon burimet e saj të kufizuara në fusha të ndryshme në mënyrë qëtë duket më e fortë sesa është. Pra, Shtetet e Bashkuara në rrethanat e momentit e ruajnë interesin për rajonin, por veprimet e tyre i formësojnë me kërcënimin.
Shtetet e Bashkuara janë bërë të sofistikuara në politikën e tyre të jashtme, duke e ditur se përgjigja automatike ndaj shumë problemeve është ekonomike dhe jo ushtarake. Sikurse e shihni në rastin e Kinës, SHBA-të shfrytëzojnë faktin se janë importuesi më i madh në botë, dhe blerësi më i madh i kinezëve, për të drejtuar raportet me Kinën. Në 18 vitet e fundit të luftës në Lindjen e Mesme kemi mësuar shumë. Momentalisht në Ballkan nuk ekziston nevojë urgjente për presion ekonomik apo ushtarak. Nëse forcat lokale krijojnë një situatë të tillë, do të jemi të interesuar, por do të formësojmë përgjigjen tonë në përputhje me interesat tona, interesat amerikane.
D-Çfarë mund të fitojë Serbia nëse lejon që Kosova të bëhet antare e OKB-së? Egjypti, për „vend për paqen“ mori 1,5 miliardë dollarë në vit, vetëm për „paqen“. Përse Serbia duhet të sigurojë paqe nëse nuk merr asgjë?
Xh.F-Pikësëpari, antarsimi në OKB nuk ka rëndësi të madhe. Më saktë, ka, por të vogël. Kur bëhet fjalë për dëshirën që SHBA-të të japin të njëjtën shumë që patën dhënë në mënyrë që të sillnin Egjiptin në sferën amerikane të interesave, në kulmin e Luftës së Ftohtë, duhet të kujtojmë se SHBA-të e paguan këtë shumë për diçka që kishte rëndësi dhe interes të madh për SHBA-të. Sot, vërtetë që Rusia është armiqësi për SHBA-të, por nuk është kërcënim. Ndërsa statusi i Kosovës është diçka që nuk është i rëndësishëm. Kanë kaluar 20 vjet që nga lufta e Kosovës dhe historia ecën përpara.
D-Çfarë rëndësie ka Ballkani për SHBA-të në rrethanat e fundit, duke lënë Lindjen e Afërme të pasigurtë dhe me një raport të papërcaktuar të SHBA-ve ndaj Europës?
Xh.F.-Përsëri, SHBA-të nuk po e braktisin Lindjen e Afërme, por nuk do të bëjnë më luftëra tokësore, nëse kjo është e mundur. Së pari, përgjegjësinë për Ballkanin, SHBA-të e shohin te vetë shtetet ballkanike, dhe ne mund të pranojmë shumë zgjidhje. Nëse në çfarëdo mase, Ballkani është kërcënim për ndokënd, atëherë ai është kërcënim për Europën. Kjo është një prej periudhave kur ekziston mundësia që Ballkani të jetë i pavarur dhe i vetëmjaftueshëm. Pyetja është nëse Ballkani e ka arritur pikën në të cilën kupton se për shkak të konflikteve do të ketë vetëm dëme. Ballkani, në asnjë rast, as për rusët, amerikanët apo europianët nuk do të ketë atë rëndësi që ka ai për veten.
D-Pra, ekziston një traditë e vjetër e diplomacisë serbe „Ballkani popujve të Ballkanit“, e cila vjen nga koha e Luftës së Parë Botërore. Kjo politikë kërkonte që Ballkani të çlirohej nga tutorizmi i tjetërkujt dhe përzierja imperiale. Pas luftës, Mbretëria Jugosllave është themeluar në formën e tri mbretërive, e cila më vonë e shkatërrua dhe u zhduk. Tani presidenti serb e ka përmendur këtë motó, dhe tre vende, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për lëvizjen e lirë mes tyre. A është kjo një politikë që SHBA-të do ta mbështesin dhe në cilat rrethana mund ta mbështesin këtë politikë?
Xh.F-Ky është drejtimi më i mirë i mundshëm për popujt ballkanikë. E gjitha kjo mund të bëhet duke kujtuar vetëm atë se çfarë i ka sjellë politika Ballkanit. Ballkani është vendi ku takohen tri fuqitë e mëdha: Rusia, Turqia dhe fuqia europiane drejtuese. Pra çdo konflikt i pastër ballkanik zhvillohet në konflikt më të thellë dhe më të gjerë. Mosinteresimi për Ballkanin, momentalisht ndryshon kur njëra prej fuqive përpiqet të imponojë vullnetin e saj në rajon, të cilin e mbështet në një prej fuqive të mëdha. SHBA-të për momentin janë surrogat për Europën, por në Ballkan mund të mbajnë më shumë kaos sesa munden europianët. Dhe kjo do të kufizojë probabilitetin për një luftë ballkanike, sepse nuk e dini se çfarë do të bëjnë SHBA-të. Përsëri, me këtë të panjohur rreziqet për hegjemonin ballkanik janë tejet më të mëdha sesa do të ishin sikur ky rrezik të dihej. Evitimi i marrjes së vendimeve para se ato duhet të realizohen, rrit mundësitë amerikane në periudhën para lufte.
D-Rusia dhe Kina kanë ndikim gjithnjë e më të madh në Ballkan dhe në Serbi. A do ta pranonin SHBA-të këtë?
Xh.F.-Nuk jam i sigurtë nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkak të rritjes së ndikimit rus dhe atij kinez në Ballkan dhe në Serbi. Të dy këta vende janë fuqi të dobëta dhe ekonomitë e tyre po luftojnë me probleme të mëdha. Rusia dhe Kina duan të shfaqen si fuqi globale, por kjo është gjë e shtrenjtë dhe e rrezikshme. Por, nëse ato bëhen fuqi dominuese në Beograd, Beogradi duhet të jetojë me pasojat e kësaj gjendjeje. SHBA-të mund të ndërmarrin aksione të vogla në mënyrë që t’i kufizojnë ato, por nuk do t’i hyjë këtij rreziku.
D-Çfarë mund të pritet nga Presidenti Tramp në mandatin e tij të dytë nëse fiton?
Xh.F.-Nuk është krejtësisht e qartë nëse Presidenti Tramp do të fitojë, por nëse fiton, ai do të vazhdojë strategjinë e Obamës, siç edhe bëri në mandatin e parë. Synimi Obamës ishte të tërhiqte trupat amerikane nga Lindja e Afërme dhe të krijonte një politikë të jashtme të kalibruar, e cila nuk konsideron përgjegjësi amerikane gjithçka ndodh në botë. Obama pjesërisht edhe e realizoi këtë synim. Trampi është më agresiv në këtë strategji. Por parimi i Trampit është se SHBA-të nuk mund të marrin përgjegjësinë për gjithçka ndodh në botë dhe se përdorimi i fuqisë ekonomike amerikane duhet të jetë përpara përdorimit të fuqisë ushtarake. Kështu kinezët u përballën me fuqinë ekonomike amerikane nëpërmjet doganave, si edhe iranianët dhe rusët u përballën me sanksionet. Ky ndryshim pati filluar me Obamën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet president në vitin 2020.
D-A i përket Kosova rajoneve strategjikisht të rëndësishme të Europës për SHBA-të, si puna e Rumanisë, Polonisë ose Balltikut?
Xh.F.-Fillimisht duhet të përcaktojmë sesi e shohin SHBA-të Ballkanin në tërësi. Përgjigja është se kjo nuk është një çështje strategjike direkte, por potenciale. Për këtë i duhet kushtuar një vëmendje e caktuar. Pyetja e dytë është se cila do të jetë natyra e ndërveprimit të botës së krishterë dhe asaj islame në Ballkan. Për momentin është çështja e Shqipërisë. Dhe përsëri, në këtë moment, kjo është një çështje potencialisht e rëndësishme. Në këtë kontekst duhet të bisedojmë mbi Kosovën. Ky është një nëngrup i dinamikës islamo-kristiane e cila, nga ana tjetër, është një nëngrup i dinamikës ballkanike. Dhe dinamika ballkanike është në këtë moment potenciale dhe jo problem direkt i SHBA-ve (por jo për ata që jetojnë në Ballkan). Për këtë Kosova për momentin nuk është ngacmuese direkte për politikën amerikane.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit


Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40


"Gjyqi për dosjen Partizani i paqartë"/ Gjokutaj: Ka ndikim politik në drejtësi!
30 Qershor 2025, 19:00
Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup
30 Qershor 2025, 18:44
Turizmi: sezon i ri, probleme të vjetra
30 Qershor 2025, 18:27
Matura Shtetërore/ Publikohen notat e provimeve të lëndës me zgjedhje, 360 maturantë ngelës
30 Qershor 2025, 18:16
Thashetheme dhe tensione me kolegët, 3 shenjat më pa fat për javën e parë të Korrikut
30 Qershor 2025, 18:10
Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
30 Qershor 2025, 17:51

"Non-grata e Berishës duhet të rishikohet"/ Ish-zyrtari i lartë i SHBA: U ndëshkua pa prova!
30 Qershor 2025, 17:23

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër
30 Qershor 2025, 16:50
Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor 2025, 16:43

Hamasi thotë se gati 60 persona janë vrarë në Gaza, ndërsa Trump bën thirrje për armëpushim
30 Qershor 2025, 16:14
Mbytjet tragjike në plazhe/ Eksperti Softa: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet!
30 Qershor 2025, 16:00
Në 6 muaj 1260 denoncime për dhunë në familje, çdo ditë rrihen 7 gra ose burra
30 Qershor 2025, 15:57
ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30 Qershor 2025, 15:44
Portet europiane mbingarkohen për shkak të tarifave të Trump-it
30 Qershor 2025, 15:30
Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë
30 Qershor 2025, 15:19
"Arrestimi im është politik"/ Meta: SPAK vegël e qeverisë! Demokracia shqiptare në rrezik
30 Qershor 2025, 15:07
Lezhë/ Policia vendos 3165 masa administrative, pranga 19 drejtuesve të mjeteve
30 Qershor 2025, 14:55
Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme
30 Qershor 2025, 14:47
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese
30 Qershor 2025, 14:36

Blushi: Dënojmë procesin politik gjyqësor ndaj Berishës, farsë e turpshme
30 Qershor 2025, 14:20
Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë
30 Qershor 2025, 14:07

Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius
30 Qershor 2025, 13:42
Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë
30 Qershor 2025, 13:32

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup
30 Qershor 2025, 13:03

Sherr mes 4 të miturve në Kosovë, njëri prej tyre plagoset me thikë
30 Qershor 2025, 12:38
Rinumërimi/ Korreshi: Në Fier u bë masakër elektorale me patronazhistë dhe lekët e shtetit
30 Qershor 2025, 12:27
Raporti: Vajzat adoleshente, më të vetmuarat në botë
30 Qershor 2025, 12:20
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup për Planin e Rritjes
30 Qershor 2025, 12:07
Në kërkim nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale
30 Qershor 2025, 11:55
Qindra familje të zhvendosura nga vala e sulmeve ajrore izraelite në Gaza
30 Qershor 2025, 11:45

Zenel Beshi: Krimineli që as 50 dënime nuk e lëvizin nga Britania
30 Qershor 2025, 11:23
Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat
30 Qershor 2025, 11:14

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, a do ta mbajë mandati Zegjineja?
30 Qershor 2025, 10:50
Dosja “Partizani”, shtyhet më 21 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme
30 Qershor 2025, 10:41
Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet
30 Qershor 2025, 10:30
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet më 7 korrik seanca për Malltezin
30 Qershor 2025, 10:24


Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 09:54

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
30 Qershor 2025, 09:40
Nis sot procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”
30 Qershor 2025, 09:27
22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive
30 Qershor 2025, 09:21
Si kontrollohen mediat? Rasti 'Rama' dhe propaganda qeveritare
30 Qershor 2025, 09:13
Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës
30 Qershor 2025, 09:00
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
30 Qershor 2025, 08:44
Grafiku/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
30 Qershor 2025, 08:11
Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ja parashikimi për këtë të hënë
30 Qershor 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2025, 07:47
Milani zyrtarizon dy largime në sulm
29 Qershor 2025, 21:57
6 rekordet tona
29 Qershor 2025, 21:30
Rrëzohet nga ballkoni 4-vjeçarja në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma
29 Qershor 2025, 21:09

"Vrau një grup të mirë politikanësh", Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit
29 Qershor 2025, 20:07
Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
29 Qershor 2025, 19:39
Zjarri në Durrës, Blushi: Shteti ekziston vetëm në letra
29 Qershor 2025, 19:17

Zjarri rrezikon banesat në Vlorë, nis ndërhyrja me helikopter
29 Qershor 2025, 18:27
Franca zbaton ndalimin e pirjes së duhanit në plazhe dhe parqe
29 Qershor 2025, 18:02
Mundi Gjermaninë, Anglia U-21 shpallet kampione e Europës
29 Qershor 2025, 17:42
Trump kritikon prokurorët e Izraelit për gjyqin e Netanyahut i akuzuar për korrupsion
29 Qershor 2025, 17:08
Përfshihet nga flakët tregu ambulant në Durrës
29 Qershor 2025, 16:52
Zjarr masiv në fshatin Hoshtimë në Vlorë, flakët favorizohen nga era e fortë
29 Qershor 2025, 16:33

Ra nga humnera teksa ngjitej në mal, humb jetën shqiptari në Itali
29 Qershor 2025, 15:52

Tjetër aksident me monopatinë në Tiranë, makina përplas një 17-vjeçar
29 Qershor 2025, 15:07
Po lahej në det, humb jetën pushuesi në Durrës
29 Qershor 2025, 14:54
I dënuar me burg përjetë, gjendet celular në qelinë e Laert Haxhiut
29 Qershor 2025, 14:26
77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
29 Qershor 2025, 14:07
Përplasi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, shoferi lihet në “arrest në shtëpi”
29 Qershor 2025, 13:51