Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Jemi kthyer në republikë islamike, opozita të rrëzojë Ramën

Gjekmarkaj: Jemi kthyer në republikë islamike, opozita të

Analisti Agron Gjekmarkaj mendon se kryeministri Edi Rama duhet që të kërkojë falje se ka gënjyer shqiptarët kur tha se ka datë për hapje negociatash, e gjithashtu dorëheqjen.

“Mendoj se në Shqipëri problemi është i rëndë. Kjo qeveri ka gënjyer, duke thënë se vendi ka marrë një datë. Kryeministri ka thënë se merren këmbët nga emocionet për lajmin, që doli gënjeshtër. Rama duhet t’ju kërkojë falje për gënjeshtrën shqiptarëve. Ky ishte një dështim i madh i Ramës.

Diskursi antievropian nuk shkon. Thjesht Evropa nuk do Shqipërinë sepse vendi ynë nuk ka standarde. Po ta shohësh Shqipërinë nga avioni duket sikur e kanë ngrënë qentë. Vendi ynë duket si demokraci alla-turke, ngjajmë si republikë islamike. Edi Rama të dorëhiqet, opozita të veprojë, të organizohet e ta rrëzojë.”, tha Gjekmarkaj në emisionin “Kjo Javë” në News 24, duke shtuar se në vend nuk ka shpresë, dhe faji është i yni dhe jo i Evropës.

Të fundit