Flash News

KRYESORE

Gjekmarkaj: Rama ka dorë në dënimin e Salianjit, Xhafaj nuk ka bërë mirë si ministër

Gjekmarkaj: Rama ka dorë në dënimin e Salianjit, Xhafaj nuk ka

Analisti Agron Gjekmarkaj shprehet se është për të ardhur keq që prokuroria kërkon aq dënim për Ervin Salianjin, sa edhe për Saimir Tahirin që akuzohej se trafikonte drogë.

Ai shton se si prokurorët, ashtu edhe gjyqtarët janë bërë qesharakë, sepse kanë frikë nga vetingu. P

“Tahiri u dënua me shërbim prova dhe është e trishtë që po njësoj kërkohet shërbim prove edhe për Salianjin. Prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në qesharakë përpara vetingut. Ata janë kthyer në qesharakë edhe sa duket janë në duar të jo vetëm ndërkombëtarëve, por të shqiptarëve. Mendoj se Rama ka goxha dorë në këtë histori”, tha Gjekmarkaj në “Real Story” në News 24

Ai shton se ish deputeti ka ndikuar që të paktën një person i fajshëm për trafik droge ka shkuar në burg, siç është dënuar.

“E trishtë është që bëhet politikë me disa persona si Babalja, por bëhet edhe me këta persona, sepse kanë të bëjnë me vëllanë e ish-ministrit. Ish-ministri Xhafaj ka bërë shumë mirë si vëlla, por jo si ministër i Shqipërisë. Zotëria përballë Salianji ka bërë një nder të madh, ka dërguar në burg vëllanë e ish-ministrit, siç e meriton. Salianji ka kontribuar që një njeri të shkojë në burg”.

Të fundit