Flash News

KRYESORE

Gjendet e mbytur në lumë një 32 vjeçare

Gjendet e mbytur në lumë një 32 vjeçare

Një 32 vjeçare me inicialet M.F është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës. Viktima është pikasur nga banorët e zonës dje në mbrëmje në orën 21.30, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas policisë ngjarja është aksidentale pasi nga këqyrja e trupit nga eksperti mjeko-ligjor, të viktimës nuk rezultojnë shenja dhune apo dëmtimesh të tjera.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”, pasi rreth orës 21.30, datë 10.09.2019, është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës shtetasja  M.F, 32 vjeçe, banuese në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga kqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Të fundit