Flash News

KRYESORE

Gjermani do të marrë pacientë me COVID-19 nga Italia për t`i kuruar

Gjermani do të marrë pacientë me COVID-19 nga Italia

Italia në një kolaps total në sistemin e shëndetësisë me një numër gjithnjë e në rritje të infektuarve me COVID-19 është në një gjendje që po thërret për ndihmë nga e gjithë bota.

Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur edhe Gjermania, që do të marrë gjashtë pacientë me koronavirus nga Lombardia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij. Ky lajm është konfirmuar nga guvernatori Michael Kretschmer.

“Është një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” tha ai. Kjo është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi.

Të fundit