Flash News

KRYESORE

Gjermani/ Gjykata vendos ekstradimin në Shqipëri të pronarit të kontentierit me 613 kg kokainë

Gjermani/ Gjykata vendos ekstradimin në Shqipëri të pronarit

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjermani ka vendosur pro ekstradimit të Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me banane "Arbri Garden", në të cilin në mars të 2018-ës u zbuluan në Portin e Durrësit 613 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia.

I dyshuari për këtë trafik të lëndëve narkotike e ka apeluar apeluar vendimin dhe do të jetë Gjykata e Apelit në Gjermani që do të japë vendimin përfundimtar nëse ai do të ekstradohet në Shqipëri, apo jo.

Vendimi për ekstradimin është dhënë nga drejtësia gjermane rreth 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Arbër Çekaj kërkon të mos ekstradohet në Shqipëri pasi pretendon se i rrezikohet jeta.

Të fundit