Flash News

KRYESORE

Gjiknuri akuza kundër deputeti të PD, Shehaj: Nëse provon që kam dhënë qoftë 100 euro, dorëhiqem, nëse se bën, dorëhiqu...

Gjiknuri akuza kundër deputeti të PD, Shehaj: Nëse provon që

Pas akuzave të ministrit Gjiknuri në emisionin “Studio e Hapur”, ku ka thënë se Agron Shehaj ka dhënë 1 mln euro për t’u bërë pjesë e listave të PD-së, ka ngjallur reagimin menjëhershëm të vetë deputetit të PD-së. Nëpërmjet një mesazhi të dërguar gazetares Eni Vasili, Shehaj ka thënë “Nëse del që unë kam dhënë jo 1 milion euro, por 100 euro për t’u bërë deputet, unë dorëhiqem. Por nëse del që ju keni folur me Zoton për çështje parash, a do e jepni dorëheqjen?”.

Gjiknuri u përgjigj:

“Agron thuaj sa të besuan qytetarët vlonjatë që të dhanë votën, aq do të të besojnë edhe për këto deklarata tua në FB apo në mesazhe, kështuqë nuk merrem fare. Unë sfidën me Agron Shehajn e bëra në Vlorë, qytetarët e Vlorës na vlerësuan të dyve kështu që është histori e mbyllur”.

Të fundit