Flash News

KRYESORE

"Gjithçka ndryshoi në një sekondë", monologu i Ellen DeGeneres; përlotet në emision për Kobe Bryant

Vdekja e Kobe Bryant, të dielën në mëngjes, ku ai bashkë me të bijën dhe 7 persona të tjerë nuk arritën t`i mbijetonin aksidentit ajror me helikopter, ka prekur zemrat e shumë personave në gjithë botën.

Një prej mikeshave të tij më të mira, moderatorja Ellen DeGeneres, është munduar të bëjë të qeshë publikun edhe pse mes lotëve. Ellen hapi emisionin e saj me një monolog shumë të ndjerë dhe emocionues.

Komedianja 62-vjeçare u mbërthye me emocione ndërsa po fliste për yllin e ndjerë të NBA-së, në emisionin e plotë që do të shfaqet sot. Duke reflektuar mbi vdekjen e Kobe-s, Ellen tregoi se gjatë fundjavës mezi po priste të festonte ditëlindjen (ajo të dielën kishte ditëlindjen) dhe më pas të shihte "Grammys". Mirëpo, gjithçka ndryshoi në sekondë, rrëfeu komedianja.

"Duke iu drejtuar audiencës në studio në lot, Ellen tha: 'Sot është e hënë, ndërsa dje ishte e diel. Ndodhi të ishte ditëlindja ime dhe Grammy Awards. Unë u nominova, nuk fitova," - tha Ellen duke u përpjekur të bëjë të qeshë publikun edhe pse e përlotur.

Me emocionet që i shtoheshin, Ellen vazhdoi: "Jeta është e shkurtër, dhe është e brishtë dhe ne nuk e dimë edhe sa ditëlindje do të kemi. Pra, thjesht - nuk duhet që të prisni ditëlindjen për të festuar, thjesht festoni jetën. Dhe nëse nuk i keni thënë dikujt që i do ata, bëjeni tani. Bëje. U thoni njerëzve që i doni. Telefononi miqtë tuaj. Bëju mesazhe atyre. Përqafojini dhe puthini."

Të fundit